Flash News

KRYESORE

SHBA shton fondet për Shqipërinë: Do të përdoren për gjurmimin e COVID-19

SHBA shton fondet për Shqipërinë: Do të përdoren

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi të premten se Qeveria amerikane ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë. Këto fonde do të alokohen përmes USAID-it dhe do të përdoren për përballimin e sitautës nga koronavirusi. Sipas njoftimit, fondet do të përdoren  për laboratorët, përgatitjen e stafeve laboratorike apo rritjen e mundësive të zbullimit.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale”, thuhet në njoftim.

Të fundit