Flash News

KRYESORE

SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit

SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit.  Vendimi i tij erdhi  pak ditë pasi Irani rrëzoi një dron amerikan.

"Do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Teheranin. Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore. Ne nuk kërkojmë konflikt", tha ai dhe shtoi se, varësisht nga përgjigjja e Iranit, sanksionet mund të marrin fund nesër ose mund të vazhdojnë me vite.”, tha Trump.

Ai shtoi se sanksionet do të godasin udhëheqësit e Iranit, por nuk dha më shumë detaje.

“ SHBA-ja ka dashur të ndërmarrë sanksione të reja, pavarësisht incidentit me dron.”, sqaroi presidenti.

Administrata Trump i ka vënë vazhdimisht sanksione Iranit që vitin e kaluar, kur Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Republikën Islamike. Irani sqaron se programi i tij bërthamor ka qëllime civile.

Të fundit