Flash News

KRYESORE

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit. Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

"Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian", tha Mnuchin në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.

Sanksionet e reja përfshijnë industrinë e çelikut dhe metaleve të tjera të vendit dhe tetë zyrtarë të lartë iranianë.

“Me vendimin e sotëm, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestron burime të të ardhurave, të cilat regjimi iranian i përdor për të financuar programin bërthamor, zhvillimin e raketave, terrorizmit dhe ndikimin negativ në rajon”, njofton Departamenti i Thesarit.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë shtuar së tepërmi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, pas sulmit me dron nga ushtria amerikane.

Viktima 62 vjeç konsiderohej si figura nr 2 e Iranit dhe një nga personazhet më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Të fundit