Flash News

KRYESORE

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, masa edhe për Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, masa edhe për Turqinë

SHBA-të kanë vendosur sot sanksione të reja ndaj një rrjeti prej 25 individësh dhe subjektesh në Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të akuzuar për pastrimin e më shumë se një miliard dollarëve dhe eurove të përdorura nga Trupat e Rojes Revolucionare Iraniane dhe Ministria iraniane të Mbrojtjes, për të financuar terrorizmin në Lindjen e Mesme.

“Objekt i sanksioneve është një rrjet i gjerë kompanish kryesore dhe individëve të vendosur në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synimin për të prishur një skemë të përdorur nga regjimi iranian për të lëvizur në mënyrë të paligjshme fonde prej më shumë se një miliard dollarësh”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit, shkruan VOA.

Masa përfshin sanksione shtesë ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, ndaj së cilës ishin vendosur edhe më parë sanksione, si ndëshkim për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në sanksionet e reja shtohet përcaktimi për mbështetje ndaj terrorizmit.

 

Të fundit