Flash News

KRYESORE

SHBA vlerëson Shqipërinë në luftën ndaj terrorizmit

SHBA vlerëson Shqipërinë në luftën ndaj terrorizmit

SHBA-ka ka vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në forcimin e sigurisë kufitare si dhe luftën ndaj terrorizmit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”, ishte reagimi i institucionit në Facebook.

Të fundit