Flash News
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
SHBA zbulon planin për burgjet në Shqipëri: Nën shënjestër ato ku mbahen kriminelët e mëdhenj
Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një shënimi në Facebook ka zbuluar planin e investimeve për burgjet në Shqipëri, në kuadër të reformës së burgjeve.
Ambasada njofton për takimin e zhvilluar mes Drejtoreshes se Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Më tej ambasada zbulon shifrën e investimit fillestar që është 920,000 dollarë, shifër me të cilën SHBA do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.
Postimi
Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.