Flash News

KRYESORE

SHBA zgjedh partnerin në Ballkan: Greqia, shtylla e strategjisë amerikane në rajon

SHBA zgjedh partnerin në Ballkan: Greqia, shtylla e strategjisë

Ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt ka deklaruar se Greqia për vendin tij është shtylla e strategjisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për ‘Kathimerini’, Pyatt ka deklaruar se SHBA kërkon të rrisë prezencën e saj në Greqinë Veriore, aty ku kalon gazsjellësi TAP dhe gazsjellësi me Bullgarinë. Gjithashtu investimet në portet e veriut janë një synim i qartë i kompanive amerikane.

“SHBA e sheh Greqinë jo vetëm si një partner të rëndësishëm, por si një shtyllë e strategjisë tonë në rajon”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ai e konsideron rajonin e Greqisë së veriut si urë lidhëse me Turqinë, Bullgarinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Geoffrey Pyatt ka shprehur kundërshtinë për kalimin e një gazsjellësi ruso-turk në Ballkan, pasi kjo do të rriste ndikimin e Moskës.

Të fundit