Flash News

KRYESORE

Shef Renato e pranon publikisht: Po jam i dashuruar!

E njohim vetëm si shef në kuzhinë, por Renato Mekolli ka treguar që ka një jetë private përtej gatimit dhe se është një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën. Duke folur pak më shumë për jetën private, Renato rrëfeu se i ndodh rrallë të gatuajë në shtëpi, madje jashtë kuzhinës i pëlqen të hajë ushqimet e gatuara nga duart e të tjerëve.

Dhe meqë i pëlqen të hajë nga të tjerët, a ka ndonjë që gatuan për të? Për të mos i shpëtuar situata, Rudina ia bëri pyetjen të drejtpërdrejtë: “A je i dashuruar?”

Ndërsa Renato, si për ta anashkaluar, tha se ndihet mirë edhe në këtë pjesë, por Rudina, megjithatë, i kërkoi një përgjigje më të drejtpërdrejtë, derisa shefi konfirmoi: “Po, jam i dashuruar. Kam një person dhe kaloj mirë”, – tha ia, por nuk dëshiron të japë më shumë detaje për njeriun që i ka fituar zemrën.

Ndërsa i pyetur se kur do ta bëjë publike lidhjen, Renato u përgjigj: “Do ta prezantoj kur të vijë momenti.”

Të fundit