Flash News

KRYESORE

Shefi i diplomacisë turke anulon vizitën në SHBA pas shkarkimit të Tillerson

Shefi i diplomacisë turke anulon vizitën në SHBA pas shkarkimit

Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu ka anuluar vizitën e planifikuar në Ëashington për shkak të procesit aktual pas shkarkimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, raportojnë mediat turke.

Çavuşoğlu më 19 mars duhej të kryesonte delegacionin turk në vizitën zyrtare në Ëashington, ndërsa një burim i paemëruar diplomatik për AA konfirmoi se vizita është anuluar për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të shkarkojë Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë që Trump njoftoi të hënën shkarkimin e Tillerson dhe paralajmëroi se në këtë post do të emërojë shefin e deritanishëm të Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA) Mike Pompeo.

Ministri turk i Punëve të Jashtme Çavuşoğlu dje deklaroi se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin edhe me sekretarin e ri amerikan të Shtetit.

Të fundit