
Flash News
Situata me Covid-19/ Pesë viktima dhe 581 raste të reja, Tirana mbetet vatra e nxehtë
Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
“Shefi i madh në politikë”, me foto të printuara krah Ramës, Tahiri ‘shënjestroi’ sërish politikën në gjyq; Nuk kursen as Fatmir Xhafajn
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka kursyer as seancën e fundit në gjykatën e Krimeve të Rënda për të përcjellë sinjale për politikanët dhe ish kolegë të tij në PS.
Ndërsa ka publikuar para trupit gjykues foto të printuara të gazetave dhe portaleve ku shfaqet krah kryeministrit Edi Rama, Tahiri është përgjigjur ndaj akuzës së ngritur nga Prokuroria, referuar përgjimeve nga Italia, kur dy persona flasin për ‘shefin e madh, duke nënkuptuar Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm.
Në këto foto, ai i paraqet si prova për të rrëzuar Prokurorinë se ditën kur është zbardhur ky përgjim ai ka qenë në një takim informal në Dajt me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij, nuk mund të ishte njëherësh në takim dhe me kryeministrin dhe me trafikantët. Më pas ai ka thënë se “në raport me krimin, unë dhe Rama nuk jemi shefi i madh, por në raport me politikën ai është shefi i im i madh”.
Nga ana tjetër, ai shenjestroi edhe pasardhësin e tij, ish ministrin Fatmir Xhafaj, duke thënë se ndodhet në gjyq si i pandehur vetëm se i shiti makinën një personi që nuk ka qenë i dënuar.
“Në vend ka plot njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezër trafikantë”, tha Tahiri.
Ai kundërshtoi replikat e prokurorëve për Habilajt dhe se s’ka mundësi që dy anëtarë të të njëjtës bandë, të denoncojnë njëri tjetrin. Po ashtu, pretendoi se s’ka lidhje me Moisi Habilajn, kreu i grupit kriminal dhe insistoi se është i pafajshëm.
Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Tahiri jep mesazhe të koduara. Nga përballja dy-vjeçare me prokurorinë dhe gjykatën , ai ka zgjedhur gjykatën për të përçuar mesazhe, duke thënë ‘s’keni parë gjë akoma’, teksa ka folur për Lindita Nikollën, Mimi Kodhelin, Etilda Gjonajn dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Ndërkohë, gjykata aktualisht është tërhequr për të dhënë vendimin final në orën 16.00.
Tahiri del i qeshur dhe mes përqafimeve nga gjykata, kur do të jepet vendimi final për ish ministrin
Ditari politik









Të fundit


“Sunny hill”, Dua Lipa flet për tatuazhin e parë: Më kujton shtëpinë
16 Janar 2021, 20:28

Covid-19 në Shqipëri, VOA: Rastet në rritje, nuk ndryshojnë kufizimet
16 Janar 2021, 19:42




Studim: Mutacionet e virusit i kanë bërë fëmijët përhapës masivë të Covid-19
16 Janar 2021, 18:06

Vaksinimi/ "Sulm i turpshëm", Basha: Nuk është faji i BE-së që Rama ka dështuar
16 Janar 2021, 17:33


Turqia kërkon grup pune të përbashkët me SHBA-në për sistemin rus S-400
16 Janar 2021, 16:29
Strehoi në banesë klandestinët, arrestohet 31-vjeçari
16 Janar 2021, 16:01
Banorët e tre fshatrave ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën e Kombit
16 Janar 2021, 15:42
Covid-19 në Kosovë, gjashtë viktima dhe 363 raste në 24 orët e fundit
16 Janar 2021, 15:21




Zbardhet pasuria e Saimir Tahirit, problemet që u konstatuan
16 Janar 2021, 13:41
Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel
16 Janar 2021, 13:09