Flash News

KRYESORE

‘Shefi ka gjithmonë të drejtë’, Rama detyron Xhafën të përgënjeshtrojë veten

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon aksionit të policisë që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja”, shkruajti në Twitter ministri Xhafaj në lidhje me këtë aksion, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook shprehej, ndër të tjerash, se “Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.

Përplasja e Ramës me Xhafaj për faktin nëse aksioni në fjalë ishte realizuar vetëm nga policia shqiptare (siç thotë Rama) apo në bashkëpunim me agjencitë e huaja (siç thotë Xhafaj), tërhoqi jo pak vëmendje.

Por mesa duket ‘shefi ka gjithmonë në drejtë’. Ministria e Brendshme sqaroi për Panorama se “Ministri Xhafaj e ka thënë me partneret, por partneret janë njoftuar pasi është kryer goditja nga Policia. Pra NUK ka sinjalizim te agjencive partnere për ngarkesën, por janë njoftuar ata nga Policia shqiptare për vijimin e hetimeve pasi u kap droga. Dhe ne këtë kontekst ministri shkroi “ne bashkëpunim me agjencitë vendase e te huaja””.

 

 

Të fundit