Flash News

KRYESORE

Shefja e biodiversitetit në OKB thirrje të fortë: Ndaloni tregjet e kafshëve të egra për të parandaluar pandemi të reja!

Shefja e biodiversitetit në OKB thirrje të fortë: Ndaloni tregjet

Një ndalim ndërkombëtar në tregjet e kafshëve të egra mund të ndihmojë në frenimin e shpërthimit të pandemive të ardhshme si koronavirusi, thotë shefja e biodiversitetit në Kombet e Bashkuara.

Përhapja e Covid-19 besohet ta ketë origjinën në një treg ushqimesh deti në qytetin qendror kinez Wuhan, ku mendohet se njerëzit u infektuan gjatë kontaktit me kafshët në shitje.

Epidemitë e mëparshme kanë nisur gjithashtu me transmetimin nga kafsha te njeriu, përfshirë sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila infektoi më shumë se 8,000 njerëz midis 2002 dhe 2003.

Elizabeth Maruma Mrema, sekretare ekzekutive e departamentit të diversitetit biologjik të OKB, ka thënë se ndalimi i tregjeve ku kafshët e gjalla shiten për konsum njerëzor mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve të reja pandemike. Megjithatë, ajo tha se kufizime të tilla duhet të vendosen vetëm në kushtet e duhura.

"Mesazhi që po marrim është nëse nuk kujdesemi për natyrën, do të kujdeset ajo për ne," tha Mrema për The Guardian.

"Do të ishte mirë që të ndalohen tregjet e kafshëve të gjalla siç ka bërë Kina dhe disa vende. Por gjithashtu duhet të kujtojmë që kemi bashkësi, veçanërisht nga zonat rurale me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikë, të cilat varen nga kafshët e egra për të mbajtur jetesën e miliona njerëzve”, argumentoi më tej.

Kina ndaloi përkohësisht njerëzit që të konsumonin dhe tregtonin kafshë të egra për ushqim në fillim të këtij viti, pasi vendi nisi luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Si pasojë e koronavirusit të ri, deri më tani janë infektuar mbi 1,8 milionë persona, duke përfshirë mbi 100,000 të vdekur.

The Indipendent

Të fundit