Flash News

KRYESORE

Shefja e ONM-së me të gjithë anëtarët e institucionit të Vettingut: Krenare për këtë takim

Shefja e ONM-së me të gjithë anëtarët e institucionit

Dy ditë pas takimit të komitetit të Stabilizim Asocimit, shefja e ONM-së Genoveva Ruiz është takuar me të gjithë anëtarët e institucioneve të Vetting-ut dhe vëzhguesit e Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Vetë Ruiz ka postuar në profilin e saj të Tëitter foto nga takimi duke shprehur besimin e saj në punën e ekipit.

“Krenare të takojë të gjithë anëtarët e institucioneve të Vetting-ut dhe vëzhguesit e ONM-së në Tiranë. Besoj se puna e tyre do të sjellë ndryshime pozitive”, shkruan znj. Ruiz Cavalera.

Në takimin e dy ditëve më parë, Komisioni Europian ka mirëpritur progresin në këto fusha dhe ka nënvizuar nevojën për të parë rezultate, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe procesin e Vetting-ut.

Të fundit