Flash News

KRYESORE

“Shefqet Ndroqi” një ‘ferr’ për pacientët, pas dy viktimave tenton të hidhet dhe i treti

“Shefqet Ndroqi” një ‘ferr’ për

Një person i tretë pacientë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka tentuar të hidhet nga lartësia, pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit me iniciale H.M.

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj, gjatë një raportimi live për ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së të moshuarit, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike pas infektimit, ka sqaruar se një pacient i tretë ka tentuar vetëvrasjen por që fatmirësisht është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor.

“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale”, ka thënë Skëndaj.

Të fundit