Flash News

KRYESORE

Shega, simbol i shëndetit dhe bukurisë...

Shega, simbol i shëndetit dhe bukurisë...

Si një nga frutat më të vjetra që ka njohur njerëzimi, shega është fruti që mban piedestalin në produktet e bukurisë. Megjithatë përpos këtij fakti, shega është një nga frutat më të ushqyeshëm, e pasur me antioksidantë gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit. Përshkrimet mbi shegën mund të gjenden  në shumë kultura dhe religjione.

Shumë studime kanë theksuar që shega është ndër pemët që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shëndetit të njeriut, për shkak të ndikimit shërues në sistemin kardiovaskular, nervor dhe të atë të kockave.

Si ndikon shega në shëndetin tuaj:

Forcon imunitetin. Një shegë përmbush 16 % të nevojave ditore për vitamina C. Prandaj, edhe sugjerohet konsumimi i saj i rregullt, me qëllim forcimin e imunitetit, sidomos në sezonin e gripit dhe ftohjeve.

Mbron zemrën. Në shegë gjendet edhe antioksiduesi “punicalagin”, i cili ndikon mirë te shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut. Konsumimi i rregullt i saj ul presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak.

Mbrojtësi i shëndetit të meshkujve. Është vërtetuar se ekstraktet e shegës deri dhjetë herë janë më të shëndetshme se vetë fryti. Një lëng në ditë për shembull e përmirëson cilësinë e spermës, pakëson gjasat për dështim në ereksion dhe e mbron prostatën.

Mbron dhëmbët dhe kockat. Shega është e pasur me kalium, kalcium, fosfor dhe hekur, kështu që edhe konsiderohet si një mbrojtës i madh i shëndetit të dhëmbëve dhe parandalim i shkëlqyeshëm për osteoporozë. 

Të fundit