Flash News

KRYESORE

Shega zgjidhje për problemin me zorrët

Shega zgjidhje për problemin me zorrët

Shega është cilësuar si mbrojtësi i zorrëve kundër sëmundjeve kronike intestinale. Ndaj ky frut shihet si shpresë për shumë studiues të universiteteve indiane dhe amerikane.

Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshëm funksionet e barrierave intestinale, ulja e të cilave lidhet më sëmundjet e Krohnit dhe kolitin ulceroz.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Nature Communications, molekula e shegës ndikon në mbrojtjen e zorrëve nga patologjitë kronike, të cilat janë problematike për miliona njerëz në mbarë botën.

Studimet vijojnë dhe janë përqendruar në krijimin e trajtimeve kundër sëmundjeve të zorrëve duke shfrytëzuar pikërisht përbërësin që gjendet tek fruti i shegës.

Të fundit