Flash News

KRYESORE

Shehaj: Demokratët kanë vlerat mbi të cilat do të ringrihen

Shehaj: Demokratët kanë vlerat mbi të cilat do të ringrihen

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetete sociale, ka uruar partinë e djathtë me rastin e 27 vjetorit të themelimit të saj.

Shehaj ka shprehur bindjen se PD do të ringrihet, pavarësisht vështirësive që sipas tij anti-vlerat kanë vënë përballë demokratëve.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Në 27 vjet pluralizëm Partia Demokratike është ngritur e ka rënë. Por në çdo sfidë një gjë e ka ruajtur. Kur ka rënë, nuk ka marrë nën vete vlerat; dhe kur është ngritur, nuk i ka harruar ato.

Edhe sot në opozitë, si përherë në jetën e vet politike, është në anën e duhur, mbrojtëse e vlerave njerëzore, shqiptare e euroatlantike.

Të jesh demokrat sot nuk është e lehtë. Aq më pak të jesh anëtar dhe mbështetës i thjeshtë. Për faktin se antivlerat ka zënë vendin e vlerave.

Demokratët e dinë se themelet e ndërtuar mbi vlerat, mbi parimet dhe idetë qëndrojnë.

Janë të sigurt se mbi to mund të ndërtosh rikthimin, alternativën, shpresën, besimin dhe triumfin politik.

Kjo siguri i mblodhi sonte, të shumtë dhe besimplotë, në 27 vjetorin e partisë.

Gëzuar festën demokratë! Gëzuar festën PD!

 

 

Të fundit