Shehaj: Lungomare e bukur por… në Vlorë kur bie shi njerzit nuk shkojnë në punë nga përmbytjet

Në studion e Eni Vasilit, Agron Shehaj ka dhënë një vlerësim pozitiv për projektin e Lungomares në qytetin e Vlorës, megjithatë ai nuk ka harruar të kujtojë kryeministrin për diçka më të rëndesishme.

Sipas tij në Vlorë, njerzit në shumicën e  rasteve kur bie shi nuk shkojnë në punë, e çuditshme por ai e argumenton atë  me përmbytjen e rrugëve.

“Kur hapa zyrën time në Vlorë, ditët e  para  që  filloi të binte shi, shikoja që njerzit nuk vinin në punë. I pyesja pse  nuk  janë në punë? Në  Vlorë  kur  bie  shi  nuk shkohet në punë se përmbyten rrugët. Lungomare  është e bukur. Vlora  është nëj bukuri e  rrallë. Ka  vende  të bukura  në botë, por gjiri i Vlorës  është një   nga më  të bukurit. Megjithatë duhen bërë investime të cilat janë më të rëndësishme për qytetin.”-tha Shehaj.