Flash News

KRYESORE

Shehaj: Rama premtoi kompesime për të përmbyturit e 2017-s, banorët në listë për dëmshpërblimet e 2015-s

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme premtoi kompesim për të gjithë banorët e përmbytur gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, deputeti demokrat Agron Shehaj i kujton kryeministrit se ka banorë që po presin akoma në listë për dëmshpërblimet nga përmbytjet e dy viteve më parë.

“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e rradhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”, shkruan Shehaj, teksa ka publikuar dhe një listë me emrat e personave që po presin akoma për t’u dëmshpërblyer.

Të fundit