Flash News

KRYESORE

Shehaj replikë me Braçen: Pse po dorëzojmë mandatet

Shehaj replikë me Braçen: Pse po dorëzojmë mandatet

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka replikuar me zv.kryeministrin Erion Braçe, pas deklaratës së këtij të fundit se “Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh”.

Në një reagim në Facebook,  Shehaj i përgjigjet se arsyeja e protestës është se u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave.

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.

Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut.

Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!”, shkruan Shehaj.

Të fundit