Flash News

KRYESORE

Shehi: Batuta e Ramës që më ka ofenduar më shumë

Shehi: Batuta e Ramës që më ka ofenduar më shumë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën teksa foli për fjalorin banal në Parlament, u pyet dhe nëse është ndjerë i ofenduar nga batutat e kryeministrit Edi Rama.

Sheshi tha se është ndjerë i ofenduar kur Rama ka ironizuar banorët e Tiranës për hir të dialektit.

“Kur u mundua që të ironizonte komunitetin e Tiranës, për hir të gjuhës e dialektit, jo këta hanë planca, etj. Nëse duhet të ketë një qytetar të Tiranës që i jep një votë Ramës, duhet t’i ketë shkuar pas të keqes vetë”, u shpreh Shehi.

Ndërsa teksa bëri një krahasim me Berishën, u shpreh se Berisha kur ka qenë në detyrë shtetërore është përpjekur të përmbahet. Ndërsa, sipas tij, Rama është burracak.

Të fundit