Flash News

KRYESORE

Shehi e nis me vrull: Jam gati për sfidën!

Shehi e nis me vrull: Jam gati për sfidën!

Trajneri i ri i Kukësit, Orges Shehi, ka folur në lidhje me aventurën e re që do të ketë në krye të verilindorëve. Ai foli para marrjes sëekipit nënkampion në një intervistë për "Zona Gol".

“Patjetër që është vlerësim. Do të bëj maksimumin. Jam i kënaqur dhe i lumtur që do të drejtoj futbollistë me aq cilësi. E pres me entuziazëm për të arritur ato objektiva që klubi ka. Jam kontaktuar sot, rreth orës 12, 12 e pak.

“Jam i bindur që Kukësi i ka cilësitë për të dalë kampion. E njoh skuadrën dhe kam besim se do t’ia dalim. Të shohësh gjërat nga jashtë nuk është njësoj si të jesh brenda.

"Me disa prej futbollistëve të Kukësit edhe kam luajtur. I vlerësoj sepse kanë karakter sportiv. Kukësi nuk ka patur dhe fatin me vete. Nuk ka siguruar pikët që duhej të merrte. Është ndëshkuar në 3 ndeshjet e fundit në minutat e fundit”.

Të fundit