Flash News

KRYESORE

Shehi konfirmon “divorcin” me Kukësin, trajneri i ri që do ta zëvendësojë

Shehi konfirmon “divorcin” me Kukësin, trajneri i ri që do

Orges Shehi ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajner i ekipit të Kukësit, teksa vendin e tij në stolin e ekipit verilindor pritet ta marrë Skënder Gega.

Sipas burimeve nga “Panorama Sport”, tekniku Shehi ka pohuar se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin e Kukësit, ndërkohë që vet kontrata mes tij dhe ekipit ishte e tillë.

Kujtojmë që kontrata ishte firmosur me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit, gjithnjë nëse arriheshin objektivat e vendosur nga klubi.

Edhe pse Kukësi rivalizoi deri në fund me Tiranën për titullin kampion, nuk arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë, gjë që ndikoi shumë në të ardhmen e Shehit.

Ndërkohë, Kukësi do të udhëhiqet sërish nga një trajner kampion, ku sipas burimeve, akordi me teknikun Skënder Gega është shumë pranë firmosje.

Palët janë takuar dhe mbeten vetëm detajet e fundit për të hedhur firmën mbi kontratë. Gega do të marrë menjëherë drejtimin e klubit, ku do të luajnë në kualifikueset e Europa League ndërsa më pas do të rikthehet në Superligë, me objektivin kryesor fitimin e titullit kampion.

Të fundit