Flash News

KRYESORE

Shehi kundër Metës për thirrjet për protestë: Të bëjë presidentin, po futet në territorin e Bashës

Shehi kundër Metës për thirrjet për protestë: Të

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e mbështet presidentin në përpjekjet e tij për të mbrojtur Kushtetutën, por ai është kundër nismës më të fundit për një protestë popullore më datën 8 dhjetor. Kjo sepse kreu i shtetit po bën diçka që i takon kreut të opozitës për ta kryer, e nuk e shikon normale.

“Opozitën e bën opozita. Nuk jemi kundër që presidenti po mbron institucionin e Presidencës, madje duhet të mbrojë të gjitha institucionet kushtetuese.

Nëse kalojmë te lidershipi presidencial, them se kjo është detyra e jonë. Është detyrim i zotit Basha. Gjykoj se presidenti hyn në fushën e të tjerëve. Nuk mund të bëhen të dyja edhe president edhe kryetar i opozitës. Faktori opozitë ka hequr dorë nga arma e vet më e madhe, që është protesta popullore.”, tha Shehi për Abc news.

Aleati i demokratëve mendon se nëse në 2020-ën nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, nuk ka vlerë që të nxitohet për një reformë të re zgjedhore. Sipas tij, opozita duhet që të bëjë më shumë të detyrojë kryeministrin Rama që të mbajë zgjedhjet e parakohshme.

Të fundit