Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shehi: Opozita e bashkuar deri sa të largojmë Ramën, Basha më i pranueshmi si lider
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se për aq kohë sa në pushtet të jetë Edi Rama, opozita do të vazhdojë që të jetë e bashkuar. Ndërkohë që pas ikjes së kryeministrit edhe për opozitën do të ketë ndryshime të mëdha, pasi synimi është të largohen figurat e konsumuara si edhe të korruptuarit.
"Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar edhe një frontin opozitar. Kur është Rama në pushtet, do mbyllim "sytë". Nuk na intereson që Rama drejton socialistët, le t'i mbysë në dru, t'i bëjë legena më shumë nga sa i ka bërë, por s'e duam kur drejton Shqipërinë", tha Shehi në “Report Tv”.
I pyetur nëse duhet të jetë Basha ai që drejton aksionin opozitar dhe mes të tjerave edhe PD-në, Shehi u përgjigj:
“ Basha mund t'i ketë të gjitha defektet e veta, por unë e shikoj brenda harkut opozitar si më të mirin e pranueshëm. Më i miri se s'ka të tjerë PD-ja? Po sigurisht...”.