Flash News

KRYESORE

Shehi propozon datën se kur dëshiron të bëhen zgjedhjet e ardhshme

Shehi propozon datën se kur dëshiron të bëhen zgjedhjet e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë me dije se do të takohet nesër në orën 10:30 me presidentin Ilir Meta për t'u konsultuar për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Shehi është shprehur se dëshiron që zgjedhjet të bëhen sa më parë dhe ka propozuar datën 18 ose 25 prill për zhvillimin e tyre.

"Është një hap transparence dhe i rëndësishëm. Është hera e parë që ndodh kjo. Unë vetë jam i ftuar në orën 10:30. Do jenë takime të shkurtra. Unë do të doja që të bëheshin sa më parë zgjedhjet. Dita e parë sipas kushtetutës që është bërë i bie që të jetë e diela e dytë ose e tretë e prillit që i bie data 18 ose 25. Presidenti ka idetë e veta dhe punët e veta kushtetuese. Unë do pranoja datën më të afërt. Partitë më të mëdha janë pas nesh" tha Shehi në OraNews.

Përveç Shehit, Meta do të takojë nesër për konsultime për zgjedhje dhe Shpëtim Idrizin më 09:30, Edi Ramën dhe Taulant Ballën më 11:00, Lulzim Bashën në 12:00, me Luan Ramën më 12:30 dhe në 17:30 me Rudina Hajdari.

Të fundit