Flash News

KRYESORE

Shehi-Ramës: E ke tahmanë të madhe, edhe FSHF e do për PS

Shehi-Ramës: E ke tahmanë të madhe, edhe FSHF e do për PS

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, shprehet se Kryeministri Edi Rama ka një tahma për të marrë çdo gotë e lugë, aq sa edhe Federatën e Futbollit Shqiptar do ta bëjë monopol të PS-së, një lajm ky i cili qarkullon prej kohësh në media.

I ftuar në studion e Oranews, Shehi ka dhe një sugjerim për Lulzim Bashën, duke thënë se jo çdo marrëveshje shkon apo bëhen në favor të demokracisë së një vendi.

“Edhe Federatën e Futbollit e do të Partisë Socialiste. Këtë tahma për të marrë çdo gotë e lugë sipër tavoline nuk e kisha parë. Unë dua të them diçka që të shkojë në veshin e Bashës, jo çdolloj marrëveshje që bëhet shkon në favor të demokracisë.  Marrëveshjet midis personave apo partive, bëhen institucione dhe fillon të kaplojë që kanë pavarësinë vetë institucionet. Basha ka detyrë të gjejë personazhe që të hapë letrat e të dyja palëve dhe jo t’i mbyllë ato. Ajo marrëveshje nuk duhet të zëvendësojë debatin publik e institucionet”, tha Shehi.

Të fundit