Flash News

KRYESORE

Shehi: Reforma zgjedhore duhet të mbarojë sa më parë

Shehi: Reforma zgjedhore duhet të mbarojë sa më parë

Kreu i LSHK-së Dashamir Shehi kërkon që reforma zgjedhore të mbarojë në një afat sa më të shkurtër. Ai shton se interesi i opozitës është që të hyhet në zgjedhje këtë pranverë deri në verë.

“Po të qe për mua e mbaroj në një afat më të shkurtër. Edhe opozita duhet të ngulë këmbë që të bëhet një ditë me parë. Fakti që nuk merren me ndryshimin e sistemit koha reduktohet përgjysmë. Një pjesë e këtyre problemeve i kemi diskutuar me kohë dhe opozita ka interesin të bëjë presion që të mbyllet sa më parë.

Nuk mbaj mend një komision që të ketë mbaruar punë ditën e afatit. E gjithë kjo mund të bëjë që të dalin të pavlefshme zgjedhjet e parakohshme. Ne si opozitar kemi interes të hyjmë në zgjedhje këtë pranverë deri në verë. Zgjedhjet që mund të bëhen përtej kësaj date nuk janë zgjedhje të parakohshme.”, tha Shehi në Ora news.

Të fundit