Flash News

KRYESORE

Shehi replikë me Ramën: Unë e pi ndonjë gotë, por...

Shehi replikë me Ramën: Unë e pi ndonjë gotë, por...

Dashamir Shehi është përfshirë në një replikë me kryeministrin Edi Rama, edhe pse kreu i qeverisë nuk ndodhej në sallë kur deputeti i PD mori fjalën. Duke iu refereuar një batute të mëparshme të Kryeministrit 'për ta që vijnë era raki', ka thënë se atij i pëlqen të pijë ndonjë gotë.

"Më pëlqen ta pi ndonjë gotë, madje mund t'u them se sapo lashë një gotë verë të mirë", tha Shehi.

"Por, drogë nuk kam marrë ndonjëherë në jetën time", përfundoi deputeti i së djathtës.

Insinuata e tij ka qenë e qartë, për dyshime të hedhura me ngulm prej vitesh nga politikanët kundështarë të Ramës, sipas të cilave ky i fundit është përdorues i substancave narkotike.

Të fundit