Flash News

KRYESORE

Shehi: Tre arsye pse protesta e së shtunës i'a arriti qëllimit

Shehi: Tre arsye pse protesta e së shtunës i'a arriti

Deputeti Dashamir Shehi ka dhënë tre arsye pse protesta e së shtunës ja arriti qëllimit. I ftuar në studion e News 24 Shehi tha se protesta nuk pati dhunë, pati masivizim dhe tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“E para, u prit për dhunë dhe dhunë nuk pati. Dhuna është traditë e së majtës, e djathta nuk ka sjellë ndonjëherë dhunë. E dyta, pati masivizim dhe e treta tërhoqi vëmendje ndërkombëtare”, deklaroi Shehi.

Ai tha gjithashtu se është vendosur që opozita të mos e bojkotoj Kuvendin por të jetë pjesë e tij për të kontribuar për integrimin e vendit, duke qenë se në qershor do të merret edhe vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Kemi vendosur të rrimë në parlamentar, që kjo të kontribuojë maksimalisht për integrimin e vendit deri në datën 28 qershor”, tha Shehi.

Të fundit