Flash News

KRYESORE

Shehi tregon planin e opozitës nëse “bie” formula e koalicioneve

Shehi tregon planin e opozitës nëse “bie” formula e

Partia Demokratike ka akuzuar shpesh se qëllimi i vetëm i Edi Ramës me ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor është eliminimi i koalicioneve parazgjedhore, që sipas saj i rrit shanset e qëndrimit në pushtet.

Kjo ka sjellë dhe përplasje në Këshillin Politik, ku PD pretendon se i ka propozuar mazhorancës disa sisteme zgjedhore me lista të hapura dhe njëkohësisht dhe koalicione parazgjedhore, por sipas saj janë hedhur poshtë nga mazhoranca.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka treguar planin që duhet të ketë opozita nëse shumica do t’i qëndroj idesë për të mos mbajtur formulën aktuale të koalicione, duke thënë se koalicionin do ta bëjnë pas zgjedhjeve, duke bërë një marrëveshje për të garantuar maksimumin e koalicioneve.

“Unë gjykoj që një plan duhet të ketë, largimin e këtij. Dhe në qoftë se nuk do jetë e  mundur koalicione parazgjedhore, se unë gjykoj mund të jenë, do t’i bëjmë pas zgjedhore. Hajde bëjmë marrëveshje për të garantuar maksimumin e koalicioneve”, shprehet ai për "Abc News".

Një këshillë Shehi e ka edhe për komisionin që po përzgjedh kandidatët për deputetë në Partinë Demokratike.

“Duhet të dalin edhe jashtë konceptit partiak. Këtë javë kemi nevojë për partiakët më të mirë që duhet të jenë shumica e listës, por kemi nevojë edhe njerëz që nuk janë të partisë, që në rrethana të tjera nuk do të hynin në këtë oborr. Por duhet të hyjnë për faktin se Shqipëria është në një hall të madh. Kemi nevojë edhe për votat e atyre që nuk na pëlqejnë shumë’” deklaron Shehi.

Të fundit