Flash News

KRYESORE

Shehu: Kërcënimet ndaj Zgurit janë gjuha e ‘Rilindjes’, çfarë mendoj për ofertën e Metës

Shehu: Kërcënimet ndaj Zgurit janë gjuha e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar situatën postzgjedhore në Shqipëri.

Sipas Shehut, 30 qershori është një proces nul dhe i pavlefshëm, që tentoi të acaronte edhe më shumë klimën mes shqiptarëve.

Duke folur në studion e lajmeve të Fax Neës, Shehu komentoi edhe kërcënimet me jetë që i janë bërë kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, duke i quajtur ato si një gjuhë të mbjellë nga “Rilindja”.

“Padyshim që në këtë mënyrë stimulohen keqbërësit që përdorin mjetet e dhunës, dhe janë përdorur dhe në proceset e votimeve nga Rilindja. Ky është një akt që duhet dënuar”, tha Shehu.

Në lidhje me mjaftueshmërinë e provave nga opozita për manipulimin e procesit zgjedhor, Shehu u shpreh se kjo është e parëndësishme, sa kohë që i gjithë procesi është antiligjor.

“Unë mendoj se ne kemi kolonën kryesore, që është fakti se zgjedhjet janë të paligjshme, janë zgjedhje nul, pasi e konfirmon dhe raporti i OSBE-Ohdir, i cili thotë se dekretin e presidentit mund ta hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ata i kanë pasur në dorë të gjitha, janë provokacione që duhet të dënoheshin nga ana e prokurorisë, të tjerat janë argumenta dhe shtesa. Në Shqipëri nuk ka pasur jo zgjedhje, po as votime”, deklaroi ish-deputeti.

Më tej, Shehu e ka konsideruar ofertën e Metës, për zgjidhjen e krizës, që synon mbajtjen e 3 palë zgjedhjeve në Tetor, si një mundësi serioze për daljen nga ngërçi në të cilën ndodhet vendi.

Të fundit