Flash News

KRYESORE

Shehu kundërshton deklaratën e Rakacollit: Nuk mendoj që ky është pacienti zero

I ftuar në Neës24, Tritan Shehu ka folur për situatën në vend dhe strategjinë që duhet ndjekur për të menaxhuar situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Shehu e ka quajtur të gabuar deklaratën e zëvendës Ministrja e Shëndeësisë, Mira Rakacolli që 28-vjeari i identifikuar me koronavirus është pacienti zero.

Sot, Rakacolli u shpreh duke thënë:

"Një rast të importuar dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij. Rasti është pacienti zero për ne. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka patur. Kontakti më i ngushtë është infektuar."

Tritan Shehu ka kundërshtuar deklaratën e Rakacollit duke thënë "nuk mendoj se ky është pacienti zero".

Shehu shprehet se mund te ketë pasur të tjerë të prekur më parë me coronavirus:

"Mendoj se virusi ka qarkulluar në Shqipëri që më përpara. Këtë e lidh me kapacitete e diagnostimet shumë të dobëta. Prandaj duhen disa laboratore dhe të behët double-check (kontroll i dyfishtë). Megjithatë kjo është një ide. Mua më bëri përshtypje një gjë që kryeministri tha Firence, ky është pacienti zero. Në atë periudhë kur ka udhtuar djali me koronavirus nuk ka pasur asnjë rast në Firence. Vënia e emrit Firence ishte për të humbur të vërtetën, ishte për të treguar që ne jemi kaq efikas. Ishte një veprim që nga ana epidemoligjike të ngatërron, të bën të humbësh strategjinë për të gjetur dhe raste të tjera që mund të kenë të në Shqipëri. Asnjë garanci nuk ka se ky është rasti zero. Mos të bazohemi te pikat e kontrollit në kufi. Duhet funksionimi mirë i kujdesit parësor, ndjekja e simpotome të vogla.  Kush e di që nuk ka asnjë tjetër.  Virusi në inkubacion kapet. Mund të mos ketë simptoma por kapet. "

Të fundit