Flash News

KRYESORE

Shehu: Në deportimin e mësuesit turk, u shkelën të drejtat e njeriut

Shehu: Në deportimin e mësuesit turk, u shkelën të drejtat e

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu mendon se në rastin e mësuesit turk Harun Çelik të deportuar në Turqi, janë shkelur të drejtat e njeriut nga autoritetet shqiptare. Ai vuri në dukje faktin që gylenisti u shfaq në një media turke duke ulëritur, ndërsa shtoi se Shqipëria rrëmbeu praktikisht një person.

“Ne si Shqipëri rrëmbyem një person. Media turke e ka dhënë duke ulëritur. Edhe kur e merr nga burgu, merret në mënyrë njerëzore, jo kështu. U bë atë ditë sepse ishte 1 janari, të gjithë me pushime, u mendua se nuk ka zhurmë. Ishte skandal. Nuk di fare se çfarë ka bërë, por duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore. Jemi bërë vasal shumë kohët e fundit, me gjëra qesharake. SHBA është tjetër gjë.

Me Amerikën kemi partneritet e jo vasalitet. Ne morëm Kryesimin e OSBE-së, ndërsa ne këtu shkelim të drejtat e njeriut me shumë gjëra, edhe me këtë ekstradim”, tha Shehu në emisionin “Real Story”.

Çelik akuzohet nga prokuroria turke se është pjesë e lëvizjes Gylen.

Të fundit