Flash News

KRYESORE

Shehu: Padia e Ramës për Haradinajn bëhet për ta dobësuar kundërshtarin e Shengenit Ballkanik

Shehu: Padia e Ramës për Haradinajn bëhet për ta

Ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu mendon se padia që kryeministri Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt depozitoi në Gjykatën e Prishtinës ka për qëllim që ta dobësojë të dytin si kundërshtar i Shengenit Ballkanik. Në Facebook ai shkroi se mendon se padia e Ramës kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës bëhet për të ringjallur shkëmbimin e territoreve dhe ëndrrat serbe

Shehu e quan “Shengenin ballkanik” një “Jugosllavi të Re” e është ne kundërshtim me interesat tona kombëtare e ato evropiane të rajonit.

“Në Prishtinë, Haradinaj ishte dhe është pengesë e pakalueshme për të dy këto pjesë të një strategjie, që synon ta shtyjë rajonin drejt Lindjes duke e vene atë nën një “Serbi te Madhe” me Shqipërinë vasale e Kosovën në “hije”, mendon Shehu që shton se Rama është i detyruar të realizojë vizitën e tij në Beograd për të hedhur aty një firmë tjetër.

“Në këto kushte padia kundër Haradinajt synon që në sintoni me Vuçiçin ta dobësojë atë si kundërshtar aktiv, të komprometoje rolin e Kosovës, të dëmtojë marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, si dhe të zbehë kundërshtitë ndaj asaj vizite të pritshme dhe të ‘errët’ në kulisat e Serbisë.”, shkroi Shehu.

Të fundit