Flash News

KRYESORE

Shehu për koronavirusin: Kemi të bëjmë me një epidemi, virusi po bëhet më shumë virulent

Shehu për koronavirusin: Kemi të bëjmë me një epidemi,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shprehu shqetësimin për përhapjen e koronavirusit, jo vetëm në Kinë, por edhe jashtë saj në shtetet e tjera. Ai shtoi se kemi të bëjmë me një epidemi dhe duhet pasur kujdes.

“Kanë shkuar deri në 170 të vdekur, kishte shkuar në 130-140 të shëruar, dhe më një përhapje, se kanë identifikuar një rast tjetër në Tibet në pasdite, gjë që tregon se përhapja është në gjithë Kinën dhe ka filluar të përhapet në shumë vende të tjera.

Vdekje nuk ka në vende të tjera, por vetëm në Kinë. Kemi të bëjmë me një epidemi, e rrezikshme sepse nuk dihet origjina e qartë e saj dhe vlerësohet me maksimumin e seriozitet, siç u vlerësuar SARS dikur, ashtu si H1N1, që u vlerësuan me seriozitet nga OBSH në lidhje me epidemi të tilla, pavarësisht se u qetësuan pastaj. “, tha ai në emisionin “360 gradë” në Ora news.

Ish-ministri i Shëndetësisë shtoi se virusi po bëhet më shumë virulent, e kjo është shqetësuese pasi duhet të ndodhte e kundërta.

Të fundit