Flash News

KRYESORE

Shehu përplaset me Majkon në Kuvend: Je dhelpër, të njoh mirë unë ty

Shehu përplaset me Majkon në Kuvend: Je dhelpër, të njoh

Regjistrimi i emigrantëve dhe krijimi i një televizioni për shqiptarët e diasporës kanë përfshirë në debate të forta anëtarët e Komisionit të Jashtëm në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita kaluan në unanimitet ligjin për diasporën, i sjellë në kuvend nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko, por një sërë nenesh të këtij ligji sollën debate mes anëtarëve të Komisionit. Nënkryetari i Komisionit, Tritan Shehu kërkoi që Këshilli i Ministrave të mos përcaktojë mënyrën e regjistrimit të emigrantëve sepse sipas tij kjo ishte një skemë e përdorur për vjedhjen e votave, ndërkohë që Majko e ka kundërshtuar këtë fakt.

Pjesë nga debati:

Shehu: Neni 12 bie erë “old fashion”, është pak në konceptet e vendeve autoritare. Ju keni shkruar se RTSH do të sigurojë një kanal për diasporën. E keni parë në ndonjë vend tjetër këtë gjë? Ka Italia radio për emigrantët, por është vetëm me muzikë. Bushka: Ç’të keqe ka kjo?

Shehu: Ky është kanal shtetëror

Shameti: Po pse e duam, për propagandë thua ti?

Shehu: Po po, nuk e njihni Pandin ju, është politikan i regjur ai. Është dhelparak dhe i shërben mirë partisë, e njoh mirë unë, mos e gjykoni kështu.

Bushati: Kemi ERTV ne për atë punë, nuk na duhet media tjetër.

Shehu: Është çështje serioze, një kanal i tillë nuk ka sens

Majko: Se kush është dhelpër këtu është diskutim pak i gjatë...

Kodheli: Kjo është personale

Majko: Jo se jemi miq dhe nuk kemi natyra të tilla kunjash.

Shehu: Kur të thashë dhelpër, e kisha në formë komplimenti

Majko: Shqiptarët e kanë mirëpritur kanalin shqiptar dhe nuk do të bëhet politikë se po i dhamë politikë do ndërrojnë direkt kanal. /Gazeta Panorama/

 

Të fundit