Flash News

KRYESORE

Shehu pyet Ramën: A i qëndron ende ftesës për të thirrur Vuçiçin pas deklaratës për Reçakun?

Ish deputeti i PD-së Dritan Shehu pyet kryeministrin Edi Rama nëse ai vazhdon që t’i qëndrojë ftesës për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, pas deklaratës së bërë se masakra e Reçakut është trillim.

Kreu i qeverisë shqiptare ka planifikuar që të presë në Durrës si Vuçiçin, ashtu edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në takimin tretë sa i përket nismës së “Shengenit Ballkanit” më 21 dhjetor.

“Mbas deklaratës se Vuçiçit për masakrën e Reçakut, Rama duhet që të shprehet a i qëndron ftesës së tij për ta sjellë atë në Tirane më 21 dhjetor së bashku me projektin “Shengen”!

Kryeministri, tashmë kur 21 dhjetori po afron duhet të sqarojë opinionin shqiptar, rajonin e partnerët, në lidhje me qëndrimin e tij ndaj iniciativës së Vuçiçit për këtë formë të “Jugosllavisë së Re” nën lidershipin serb, ku Shqipëria është pjesë dhe Kosova nën hije.”, shkroi Shehu në Facebook.

Ai mendon se reagimi i Ramës ndaj deklaratës millosheviçiane të Vuçiçit ishte “sa për të larë gojën”, shume larg nga reagimet e ashpra amerikane, gjë që të bën të deduktosh se ai i qëndron ftesës për atë dhe atij “Shengeni”.

Të fundit