Flash News

KRYESORE

Shehu: Qëllimi i emërimit të Shalsit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes

Shehu: Qëllimi i emërimit të Shalsit në Ministrinë e

Sipas deputetit demokrat Tritan Shehu, emërimi i Eduard Shalsit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Sipërmarrjes ka një qëllim, që është forcimi i marrëdhënieve ekonomike me Kinën.

Shehu, në një koment në Facebook, shkruan se  qëllimi është afrimi politik me këtë shtet për të “çarë bllokadën që Perendimi po i bën këto vite qeverisjes së Rilindjes.

Reagimi i Shehut:

Emërimi i Shalsit në postin e Ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarjeve ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike e shkëmbimeve me Kinën, me qëllim një afrim edhe politik me këtë vend, për të “çarë bllokadën”, që Perendimi po i bën këto vite qeverisjes së Rilindjes.

Shalsi prej kohësh njihet edhe prej partnereve tanë si një “pilaster” i lidhjeve me Kinën, që po punon për të “cvendosur” ekonomine e Shqiperise drejt Lindjes.

Pa dyshim ky eshte nje sinjal tjeter i forte politik ne panik i Kryeministrit ne braktisje, si dikur Hoxha, por qe bije qartesisht ndesh me politikat amerikane e europiane, me interesat jetike te vendit tone.

Nqs prej 5 vitesh nuk ka asnje invetim serioz Perendimor ne Shqiperi, shkaku jane politikat shkaterruese te kesaj Qeverie, vizioni i saj Lindor, elemente te cilat Kryeministri kerkon t’i thelloje nepermjet mesazherit te tij per deri ne Kinen e larget.

Të fundit