Flash News

KRYESORE

Shehu shpjegon se përse Shqipëria do ta ketë të vështirë të përballet me koronavirusin

Shehu shpjegon se përse Shqipëria do ta ketë të

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, mendon se Shqipëria do ta ketë të vështirë që të përballet me koronavirusin sepse sistemi ynë shëndetësor ka mungesa, kryesisht në mjekë. Ai mendon se në vend nuk ka një shtrirje kapilare të kujdesit parësor dhe efikas, për shkak të mungesave të mëdha.

“ Nëse dikush shfaq temperaturë apo shqetësime sa e ka kontaktin me mjekun e familjes? Sa është i gatshëm mjeku i familjes që të bëjë analizën që të shikojë sa është i rrezikuar dikush që të ketë këtë virus? A ka pasur kontakt me kinezë? Këtu kemi një hendek të madh.

Sepse këtu nuk kemi një shtrirje kapilare të kujdesit parësor dhe efikas, për vetë mungesat e mëdha, qysh nga numri i mjekëve, dhe deri të numri i institucioneve shëndetësore. Kontrolli i kufijve nuk është problem, ajo bëhet kudo. Transhi i dytë i problemit është kur hyn epidemia, deri tani ishim në mbrojtje të epidemisë.”, tha Shehu në emisionin “360 gradë” në Ora news.

Ai shtoi se me hyrjen e virusit, nisin problemet e mëdha.

“Ata që janë të prekur nga virusi, sa më pak të kenë komplikacione. Sepse i sëmuri nuk vdes nga virusi, por nga komplikacionet që jep virusi. Një i prekur mund të kurohet në një spital ku ka ambiente të izoluara. Në Kinë krijuan një spital të tërë se janë me mijëra njerëz. Në Kinë kanë futur në karantinë 56 milionë njerëz, a e di çfarë do të thotë kjo gjë? Kjo gjë e ngadalëson përhapjen e virusit dhe infeksionit”, sqaroi ai.

Të fundit