Flash News

KRYESORE

Shehu: Skandal me xhaminë e Gjirokastrës, është devijuar vlera historike e saj

Ish-deputeti i PD-së Dritan Shehu ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me fondet për riparimin e xhamisë në Gjirokastër, që është monument kulture. Ai shpreh shqetësimin se vetëm tri ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit tek Komuniteti Mysliman i Gjirokastrës i xhamisë mbas riparimit të saj, gjendja është e mjerueshme.

“Për riparimin e asaj xhamie monument kulture, ishin vënë në dispozicion 1,5 M euro, ndërsa në total së bashku me riparimet dhe në 4 xhami të tjera, në Tiranë, Shkodër, Berat e Elbasan bëhen 10 milionë euro, donacion nga Turqia ky, por nën administrimin e Ministrisë sonë të Kulturës.

I gjithë ky fond ju dha nga ajo ministri një kompanie të vetme nga Tirana, në formë pra të një monopoli.”, shkroi Shehu në Facebook.

Ish deputeti shton se në xhaminë e Gjirokastrës për punimet e së cilës nuk është konsultuar komuniteti lokal, nuk janë respektuar as karakteristikat e kësaj xhamie me vlera historike shqiptare, duke devijuar prej tyre.

“Po kështu punimet aty janë realizuar me një cilësi shume të dobët (pllaka guri me llak), aq sa çfarë bije jashtë futet brenda, gjë për të cilën kubenë e kanë mbuluar me plastike!!!

Duhet theksuar se te gjitha punimet janë realizuar ne fshehtësi nga firma e nga Ministria, jo vetëm duke i penguar kategorikisht drejtuesit e Komunitetit vendas për t’i kontrolluar ato, por as dhe t’i vëzhgonin!

Kjo situate anormale ka ngjallur shqetësime të mëdha, duke krijuar me te drejte tashme reagime e rezistencë për marrjen në dorëzim të objektit.”

Të fundit