Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Shehu tregon skandalin e radhës të KQZ-së: E ka nga injoranca dhe halli
Partia Demokratike e ka quajtur skandal vendimin e KQZ-së për të zhvendosur në prona private KZAZ-të, pas sulmeve të kryera nga protestues opozitarë në ambientet e menaxhuara nga bashkitë.
Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka sjellë një shembull, të cilin e ka quajtur një skandal “elektoralo-shëndetësor”.
Ai shkroi në Facebook se Qendra Kombëtare e Transfuzioneve te Gjakut ka arritur për herë te pare një sukses te madh, duke u kthyer edhe në qendër votimi.
Ai ka kritikuar vendimin e KQZ për të përdorur Qendrat Shëndetësore si ambiente elektorale.
“Ne vend qe te ballafaqohet me problemet e dhurimi te vërtetë vullnetar te gjakut, me mungesat e mëdha për gjak, nënprodukte te tij, numrin e tyre shume te vogël ne qarkullim, me gjendjen e rende te strukturave ne periferi etj, ajo per here te pare ve ne dispozicion një pjese te ambienteve te saj për Qendër Votimi.
A e di Ministria e Shëndetësisë si pronare e përgjegjëse se këtu ka një mospërputhje te madhe funksionale, qe jo vetëm dëmton funksionet shëndetësore, denigron sistemin, por dhe mund te krijoje rreziqe të mëdha.
A dine se ka Konventa Ndërkombëtare ku aderon dhe Shqipëria, që ndalojnë përdorimin e objekteve shëndetësore për të tilla qëllime?
Një “hall” i madh, por dhe injorance po e detyron KQZ e urdhëruesit e tij, kështu ndodh kur shkel Kushtetutën, ligjet e demokracinë; nuk dihet ku përfundon!”, shkroi Shehu.