Flash News

KRYESORE

Shehu: Vuçiç dhe Rama së shpejti me projekte të reja lindore

Shehu: Vuçiç dhe Rama së shpejti me projekte të reja

Ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu mendon se firma që kryeministri Edi Rama do të hedhë në Beograd për finalizimin e projektit të Shengenit Ballkanik, do të jetë një thikë pas shpine për sigurinë dhe lidhjet e NATO-s me BE-në.

Zhvillimet drejt “Jugosllavisë së Re” do të japin goditje të reja kundër interesave tona, të Kosovës, rrugës evropiane të rajonit, nëpërmjet mekanizmave të sigurisë. Mbas disa protokolleve konspirative të firmosura nga Rama për ‘Shengenin Ballkanik’ të Vuçiçit, që kërkojnë të lidhin ekonomikisht Rajonin me Unionin Euroasia, hapat e rinj po vijnë si zgjerim i një komploti të rrezikshëm.”, shkroi Shehu në facebook.

Shehu mendon se krijimi i një Force të Mbrojtjes Civile (ushtarake) me Serbinë, është një thellim i procesit të “Jugosllavizimit” të Rajonit e shtyrjes së tij drejt Lindjes dhe në nivelet e sigurisë.

“Jam i bindur që shpejt Vuçiç-Rama do të shpalosin dhe projekte të tjera lindore në nivelet gjeopolitike të lidhura me rrugët e furnizimit të gazit, që bien ndesh me strategjitë tona të BE-së e NATO-s.

Pa dyshim për të tilla projekte madhore të interesave energjitike, ku edhe Shefi Vuçiç është vetëm një ingranazh, kërkohen më parë rrugët ekonomike me Euroasin, platforma të sigurisë si ajo që Rama kërkon të inicioje në Beograd, vasalitetet politike ku Tirana ka hyrë, të gjitha këto pjesë e atij Konspiracioni te Madh, që duhet ndalur me çdo kusht.”, shkroi Shehu në Facebook.

Të fundit