Flash News

KRYESORE

Shembet çatia e banesës, plagoset e zonja e shtëpisë

Shembet çatia e banesës, plagoset e zonja e shtëpisë

Çatia e një banese në “Sheq i madh” në Fier është shembur në momentin që pjesëtarët e familjes ndodheshin brenda.

Mësohet se e plagosur ka mbetur kryefamiljarja. Ajo është dërguar në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, gruaja ndodhej në banesë së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat ët cilat fatmirësisht nuk janë lënduar.

Godina ku jeton familja është tejet e amortizuar.  

Të fundit