Flash News

KRYESORE

Shembet hoteli në Mitrovicë, një person bllokohet nën rrënoja

Një pjesë e hotel ‘Adriatiku’ në Mitrovicë të Kosovës është shembur pasditen e sotme. Ngjarja raportohet se ka ndodhur teksa punëtorët po tentonin të shembnim një pjesë të strukturës së godinës.

Një person ka mbetur nën rrënoja, ndërkohë që autoritetet vijojnë prej disa orësh përpjekjet për shpëtimin e tij. Dyshohet se personi është një prej punëtorëve, me iniciale V.I., 20 vjeç.

Hetimet për shembjen e hotelit pritet të nisin menjëherë pasi ekipet e shpëtimit të nxjerrin nga rrënojat 20 vjeçarin, për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Të fundit