Flash News

KRYESORE

Shembet tuneli në sitin bërthamor në Korenë e Veriut, 200 të vdekur

Shembet tuneli në sitin bërthamor në Korenë e Veriut, 200

Një tunel i sitit bërthamor të Punggye-ri, në Korenë e Veriut, është shembur më 10 tetor, duke shkaktuar vdekjen e rreth 200 personave. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia koreanojugore Yonhap, sipas të cilës aksidenti ka ndodhur gjatë punimeve për gërmimin e një galerie tjetër, duke bërë që të shkaktohet një frikë e madhe për çlirimin e radioaktivitetit në nivel të lartë.

Edhe kanali televiziv japonez Tv Asahi ka folur për lajmin duke cituar disa burime anonime. Rreth 100 punonjës të sitit bërthamor të Punggye-ri mëndohet se janë goditur nga një rënie e parë e ndodhur rreth 10 tetorit, ndërsa një rënie e dytë mendohet të ketë ndodhur gjatë operacioneve për shpëtim. Ndaj mendohet, se viktimat janë mbi 200. Ekspertët kanë konfirmuar ekzistencën e disa lëkundjeve dhe rrëshqitjeve të dheut pranë sitit. Ndoshta testi i gjashtë i 3 shtatorit ka krijuar paqëndrueshmëri në zonë.   

Të fundit