Flash News

KRYESORE

Shembja e digës në Brazil, gjobitet me 66 milionë dollarë kompania përgjegjëse

Shembja e digës në Brazil, gjobitet me 66 milionë dollarë

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë raportohet të jenë zhdukur nga shembja e një dige në një minierë hekuri në Brazil. Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Mjedisit e ka gjobitur kompaninë minerare “Vales” me 66 milionë dollarë.

Rënia e digës shkaktoi një përrua balte mbi një komunitet aty pranë. Zyrtarët thonë se afërsisht 300 vetë janë bllokuar në zonat e përmbytura nga balta e lëshuar nga diga pranë qytetit Brumadinho, në shtetin juglindor të Minas Gerais.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, por guvernatori i shtetit, Romeu Zema, tha të shtunën në mëngjes se ka pak shanse për gjetjen e njerëzve të gjallë.

Të fundit