Flash News

KRYESORE

Shembja e godinës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të çojë në SPAK ministra e drejtorë

Shembja e godinës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar një protestë nesër në orën 16:30 pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Përveç këtij njoftimi, gazetarja e News 24, Klodiana Lala bëri me dije se Aleanca ka gati dy padi.

Sipas Lalës dy kallëzime do të dërgohen në SPAK për, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli me arsyetimin se nuk është bërë inventari i sendeve dhe kostumeve brenda TK para se të shembej. Padia për ta do të jetë me akuzën “shpërdorim detyre”.

Lala theksoi se, kallëzimi i dytë do të dërgohet në SPAK për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe zyrtarë të tjerë të policisë, me arsyetimin se në kundërshtim me ligjin ata kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Akuza tjetër është “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” vepër që sipas tyre është konsumuar kur është goditur teatri, pasi një pjesë e aktorëve ishin brenda godinës.

Të fundit