Flash News

KRYESORE

Shembja e restorant ‘Panorma’ pas skandalit publik, IKMT zbardh detajet: 2 mijë metër katror ishte pa leje

IKMT ka nisur punën që prej mëngjesit për shembjen e bar-restorant “Panorma” në Porto-Palermo, pas skandalit të pronarit me disa turistë spanjollë.

I ndjekur edhe nga drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici,  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit sqaron se objekti ishte rreth 2 mijë metër katror i ndërtuar pa leje.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit”, sqaron IKMT.

Sulmoi turistët si në filma, Gjykata e Vlorës le në burg pronarin e restorantit

Të fundit