Flash News

KRYESORE

Shembja e shtëpive në Himarë, reagon Athina

Shembja e shtëpive në Himarë, reagon Athina

Për ngjarjet që po ndodhin në Himarë, ku parashikohet shembja e disa objekteve, ka reaguar edhe Athina zyrtare.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, tha se Athina po ndjek me vëmendje zhvilliemt që po ndodhin në Himarë teksa shtoi se qeveria greke po punon për mbrojtjen e të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri.

“Athina po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe qeveria greke punon për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por edhe të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Përndryshe, iniciativat që merr ministria e jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave janë të vazhdueshme”, ka deklaruar zëdhënësi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe partia më e madhe opozitare në shtetin grek, Demokracia e Re.

Ndërkohë mediat greke kanë pasqyruar sot aksionin që po zhvillohet për shembjen e objeteve.

Të fundit